Vajzat e ekranit shqiptar kanë shijuar pushimet në plazh, ndërsa kanë ndarë foto edhe për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.
Këngëtare, moderatore, influencuese apo modele, duket se shumë prej tyre janë duke shijuar verën me njerëzit e tyre të dashur. Disa prej tyre kanë zgjedhur Jugun e vendit për të pushuar, por nuk kanë munguar edhe ato që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë, kryesisht në vendet fqinje, Itali apo Greqi.
Ajo që bie në sy është edhe fiziku i tyre i tonifikuar, duke lënë përshtypjen se janë kujdesur për shëndetin e tyre dhe sigurisht për t’u dukur sa më mirë në publik.