Pas një seance maratonë të zhvilluar një ditë më parë, Kuvendi sërish do të mblidhet sot në një seancë që po ashtu parashikohet që të ketë një axhendë të ngjeshur. Në rendin e ditës sot është parashikuar që të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilit ndodhen pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së.
Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët, çka do t’i japë automatikisht të drejtën për tu ngjitur në renditje e për të shpresuar në fitoren e mandatit. Me Kodin e Ri Zgjedhor iu hap rrugë edhe votimit të diasporës.
Sot po ashtu në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe ligji për ‘Prodhimin e Armëve’.
Në rend dite pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.
/a.r