Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e vizitave në urgjenca dhe kërkesën për ndihmë nga qytetarët. Për të folur më shumë mbi situatën aktuale në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili u shpreh se temperaturat e larta favorizojnë disa viroza.
Brataj gjatë bisedës në studio foli me shifra sa i takon vizitave përgjatë javës së fundit ku theksoi se janë bërë 3 451 vizita nga të cilat 1 602 kanë shkuar në spital dhe 1 849 janë trajtuar në banesë.
Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare: Këtë vit është pak më ndryshe persistenca e këtyre temperaturave të larta, gjë që është burimi i shumë gjërave që nga pacientët me patologji të ndryshme, sinergjia që i nxehti ka me disa medikamente, por sidomos me viruset, bakteret dhe protozoarët që janë të favorizuar nga temperaturat e larta dhe lagështira e ajrit që në këtë periudhë është gjithmonë më e lartë se sa norma. Të gjithë këto janë faktorë kushtëzues sa i përket sëmundshmërisë dhe vihet re si në numrin e thirrjeve, por sidomos në vizitat dhe llojin e vizitave që bëhen. Ditën e djeshme ishin 509 vizita të kryera vetëm nga urgjenca në banesë.
Po shikoja të dhënat e qendrave shëndetësore verore nga të cilat janë 7000 vizita në javë pra 1000 në ditë. Është një numër shumë i konsiderueshëm dhe po të shohësh në vend të parë janë probleme të aparatit tretës dhe të tjera që janë temperatura që lidhen me gjendjet virale në kushtet e momentit. Plus Trauma që ka punën e vet. Të gjitha këto janë gjëra që ndikojnë në këtë moment në shëndetin e popullsisë. Kështu që sistemi më shumë se sa t’i ofrohet qytetarit pa bashkëpunimin e tyre nuk mund ta përballosh me sukses.
Në këtë moment jo çdo simptomë do të vijë urgjenca sepse nuk është rrezik. Duhet të mendojmë që dikush një aksident, dikush një infarkt, dikush një lindje, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shumë herë ka edhe debate midis personelit dhe qytetarit, por shërbimet janë të ndara. Urgjencë do të thotë rrezik jete dhe prioritet i jepet rrezikut të jetës. Megjithatë deri në këto momente janë përballuar të gjitha këto numra me sukses. Janë ato 450 vizita në ditë kryhen nga të cilat gjysmat shkojnë në spital. Janë 48% shifra e të dhënave që kishim. Java e fundit është 10 811 thirrje nga të cilat janë bërë 3 451 vizita nga të cilat 1 602 kanë shkuar në spital dhe 1 849 janë trajtuar në banesë. 46.4% dhe 53 kanë në qëndruar në banesë.
Ndër të tjera kreu i Urgjencës ka përmendur edhe qendat shëndetësore verore ku është shprehur se në këto të fundit ka një numër shumë të lartë të të huajve që paraqiten për ndihmë.
Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare: Karakteristikë tjetër janë qendrat shëndetësore verore që na vënë në kushte që duhet të mendojmë për të ardhmen. Ka një rritje shumtë madhe të numrit të të huajve që marrin trajtim dhe duhet menduar edhe ndonjë formë tjetër e pagesës sepse një shqiptar që shkon jashtë nuk e regjistron njeri pa… Kjo disi është rregulluar sa i përket spitalit. Ka disa tarifa që bazohen në bazë të ndërhyrjeve, dhe të kuotave që ka disa shifra ose çmime spitali. Ndërsa në një qendër shëndetësore deri tani kemi 28 528 vizita të kryera në qendrat shëndetësore verore që nga 1 Qershori deri sot. Po t’i shohësh nga 28 528 janë 7893 janë të huaj. 72% shqiptarë dhe 28% të huaj.
/a.r