Prezantuesja sexy nga Shqipëria, Marina Vjollca, aktualisht është duke qëndruar në Austri bashkë me të dashurin e saj, reperin nga Kosova Getoar Selimin.
Çifti tashmë e kanë dëshmuar dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, duke postuar edhe fotografi në rrjetet e tyre sociale. Por padyshim është Marina ajo që ndanë foto të shumta me fansat.
E fundit është një video që Vjollca postoi në Instagram, ku shihet duke mbajtur një flutur prej të cilës edhe paska frikë. Kështu ka treguar vet prezantuesja duke shkruar: “Sa të bukura janë, aq edhe i kam frikë”.