Efektivët e forcave Shqiponja kanë bërë të mundur parandalimin e një konflikti me armë që mund të kishte patur pasoja në jetë. Një punonjës i qarkullimit rrugor ka ndërhyrë në një konflikt mes disa personave, ku njëri prej tyre kishte një pistoletë në dorë.
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Siri Kodra në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë në moment dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit:
-Azumir Tuçi, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zaztava”.
Gjithashtu u shoqëruan edhe dy vëllezërit e përfshirë në këtë konflikt, shtetasit:
-F. P, 30 vjeç
-E. P, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë
Nga hetimet paraprake mendohet se arsyeja e konfliktit është një shumë monetare. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.