Leandro “Gato” Barbieri, saksofonisti argjentinas dhe autori i muzikës për filmin “Tango e fundit në Paris”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, deklaroi në fundjavë klubi i jazz të New York “Blue Note”.
“Kemi humbur një legjendë, një pionier dhe një mik të dashur. Trashëgimia muzikore e Gatos
ka qenë një frymëzim për secilin prej nesh”, ka postuar në llogarinë e Twitter klubi i famshëm i jazz-it, por nuk ka sqaruar shkakun e vdekjes së saksofonistit të famshëm.
I lindur më 28 nëntor 1932, Barbieri gjatë karrierës së tij të gjatë ka regjistruar rreth 50 albume.
Si adoleshent ai ka filluar të luajë saksofon në klubet në Buenos Aires, duke marrë nofkën “Gato”, që në gjuhën spanjolle do të thotë “mace”.
Ai eksperimentoi në shumë stile muzikore, të tilla si xhazi i lirë (me trombistin Don Cerium te mesi i viteve ‘60), dhe muzikën jazz të Amerikës Latine gjatë viteve ‘70 dhe ‘80, shkruhet në biografinë e tij të publikuar nga Blue Note.
Famën Botërore ia solli muzika e filmit te Bernardo Bertolucci me “Tango e fundit në Paris”, ku në rolet kryesore ishin Marlon Brando dhe Maria Schneider në rolet kryesore, muzike e cila në vitin 1972 ka marrë një çmim Grammy. Lidhja mes Gato dhe Club Blue Note filloi në vitin 1985.
“Ai ishte njeriu përgjegjës për reputacionin e klubit tonë”, thotë deklarata e klubit.
Albumi i tij i fundit, “Shadow”, botuar në shtator 2002, revista Billboard e ka quajtur albumin jazz latin të vitit, referuar BETA-s.