Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi miratimin e disa karakteristikave të fletës së votimit për zgjedhjet në Himarë, pasi PS paditi KQZ.
“Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, unanimisht, VENDOSI:
– Pranimin e kërkespadisë.
Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024, sipas Lidhjes Nr.1, që i bashkëlidhet Projektvendimit “Për miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”, e cila bëhet pjesë integrale e këtij vendimi.
Ngarkohet administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatimin dhe publikimin e tij të menjëhershëm në faqen zyrtare të institucionit. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim”, thuhet në njoftim.