Pas Alen Sherrit, një tjetër lojtar i Superiores mund t’i bashkohet Serie A. Bëhet fjalë për Magett Gueje, futbollistin e Partizanit, i cili prej kohësh nuk e sheh të ardhmen e tij në kryeqytetin shqiptar.
Mediat në Itali, bëjnë me dije se skuadra e Venecia e ngjitur këtë sezon në elitë, ka hyrë në bisedime serioze ne mesfushorin 21-vjeçar.
Edhe pse detaje të tjera nuk bëhen të ditura, dy palët kanë nisur negociatat për të gjetur gjuhën e përbashkët. Ky do të ishte transferimi i dytë nga Superiorja në Serie A gjatë kësaj vere. Pas Alen Sherrit te Cagliari, edhe kalimi i Maguette në elitën e futbollit italian, do të ishte një tjetër transferim i bujshëm nga Superliga shqiptare.
/a.r