Më shumë se 20 njerëz përfunduan në spital, pasi u sulmuan nga 20 000 grenza vrasëse të cilat pushtuan një xhami në Phoenix, të premten pasdite.
Incidenti ndodhi në xhaminë e Komunitetit Mysliman afër rrugës “McDowell”, njoftoi “ABC 15”. Rruga jashtë xhamisë u bllokua dhe ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për të larguar morinë e grenzave përmes tymit.
Bletët kishin krijuar një fole nën tarracën e xhamisë. Një person u punësua për të hequr folenë, por grenzat sulmuan më herët se sa pritej.
Disa besimtarë që ishin në xhami përdorën batanije për të mbrojtur veten nga bletët, por më shumë se 20 persona u pickuan më shumë se 10 herë. Një 24-vjeçar u shtrua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
shekulli