Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, pas pushimit të një çështjeje të kallëzuar nga kjo e fundit.
Mësohet se këngëtarja Qereti kishte kallëzuar një studio arkitekturore pasi e kishin mashtruar.
Këngëtarja kishte paguar një sasi parash për arredimin e një apartamenti por punimet nuk ishin kryer.
Ndërkohë që prokurorja që kishte pushuar çështjen ishte larguar nga vettingu. Ndërsa ditën e sotme prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar tërheqjen e çështjes për një hetim më të thellë.