Avokati Idajet Beqiri foli për rihapjen e dosjes së “21 Janarit” dhe dëshmitë e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë më 21 janar 2011.
Avokati në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News shpjegoi hapat që do ndiqen nga SPAK për këtë çështje, ku tha se fillimisht do mblidhen provat dhe më pas do të thërriten personat përgjegjës.
Sakaq ai theksoi se çështja është e rezervuar dhe se nuk do të ketë vonesa.
“Procedimi është regjistrua me emër. Akuzohen për ‘vrasje nga pakujdesia’, ‘shpërdorim detyre’, ‘pengim në zbulim të së vërtetës’. Cila është thirrja? Nëse bën një kallëzim penal dhe kallëzimi gjithmonë niset me letër.
Sa merret kallëzimi kur regjistrohet, thirrjen kallëzuesit dhe u merret deklarimi. Sot kjo procedurë po ndiqet. Pasi kanë bërë kallëzimin me shkrim, ata do dëshmojnë. Pastaj nis hetimi, provat, vazhdon procesi.
Pas kësaj do merren provat. Unë vlerësoj që fillimisht SPAK do merret me prova dhe më pas do shkojë tek personat që konsiderohen përgjegjës.
Provat janë të shumta, por jam i sigurt që SPAK nuk do e nisë mbrapsht. Në planin që ka bërë SPAK, do thërrasë Bamir Topin që ka bërë një libër për 21 janarin, do thërrasë ish-prokurorin e përgjithshëm, drejtorin e policisë.
E këshillova Rajmonda Nikën që nuk duhet të jepte deklarime, pasi jemi në fazën e hetimeve. Nuk duhet luajtur me provat.
Sa të fillojë hetimi i kësaj çështjes, do të shihe provat e tjera. Do pritet edhe marrja e dosjes nga Prokuroria e Tiranës. Do merret prej SPAK dhe do shihet nëse ka bazë që ndaj këtyre personave të aplikohet masa të sigurimit personal, qoftë për Sali Berishën apo Lulzim Bashën.
Hetimi i kësaj çështjeje, si kohë maksimale e regjistruar është 2 vite. Duke qenë se është një çështje thuajse e rezervuar, çështja do të jetë e shpejtë dhe nuk do të ketë vonesa”, u shpreh Beqiri.