Megjithatë ai shtoi se një projekt i tillë do të ketë ndikimin e tij edhe në ekonomi, me rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë.
Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranë, ku aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike
Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë