Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në malin e Sopotit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Gjirokastrës dhe Dropullit për shuarjen dhe mospërhapjen e tij në zonat përreth.
Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se zjarrëfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë malor.