Një lëvizje shumë e pazakontë. Udhëheqësit e sektit alavit, pjesë e së cilës është edhe presidenti sirian Bashar al-Assad në Siri, janë distancuar nga regjimi i këtij të fundit. Udhëheqësit e komunitetit dhe fetarët thonë se shpresojnë të “shkëlqejë një dritë” në alavitëve, pas një periudhe të gjatë të errësirës, shkruan BBC, e cila ka siguruar dokumentin e disanticimit të sektit fetar nga regjimi i Assadit.
Dokumenti tetë faqesh quhet ‘deklaratë e reformës së identitetit’ të alavitëve, ndërsa theksohet se këta përfaqësojnë një model të tretë ‘jashtë dhe brenda Islamit’. Më pas ata theksojnë se alavitët nuk janë anëtarë të sektit Shia, sikurse janë përshkruar në të kaluarën nga klerikët shiitë. Gjithashtu, ata kanë bërë të qartë se ata do t’i përmbahen ‘vlerave të barazisë, lirisë dhe shtetësisë’ dhe bëjnë thirrje për sekularizëm, sistem qeverisës ku Islami, Krishterizmi dhe të gjitha fetë të jenë të barabarta, transmeton koalb.com.
Pavarësisht alavitëve që kanë dominuar për një kohë të gjatë në qeverisjen e Sirisë dhe në shërbimet sekrete, sikurse ishte babai i Assadit, Hafezi, i cili qeverisi për më shumë se katër dekada, në deklaratë thuhet se ‘legjimiteti i regjimit të tij mund të konsiderohet vetëm në përputhje me kriteret e demokracisë dhe të drejtave themelore’.