VIDEO/ Forcat e Armatosura apel qytetarëve: Shmangni çdo pakujdesi që mund të shkaktojë zjarr!

Efektivët e Forcave të Armatosura, prej disa ditësh në betejë me zjarret

Prej disa ditësh tashmë, shumë efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave operacionale në disa qarqe të vendit, të cilat nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë në betejë me zjarret.

Efektivët e Batalionit III të Burrelit, të angazhuar në këto operacione, tregojnë vështirësitë e punës për shkak të terrenit.

“Kemi disa ditë që jemi në vendngjarje. Ka pasur disa vatra të ndezura dhe kemi punuar me intensitet të lartë për t’i shuar ato,” thotë Nëntoger Kejdi Vani, duke shtuar se ndihma nga Forca Ajrore ka qenë shumë e rëndësishme në këtë betejë.

Tetari Klodjan Troci thekson se çdo mision ka rreziqet e tij, por terreni i vështirë dhe i thepisur në këtë zonë e bën punën edhe më sfiduese. “Forcat tona janë në terren gjatë gjithë kohës dhe besoj se kemi kryer detyrën si duhet. Kemi qenë të angazhuar plotësisht që nga momenti i parë kur morëm njoftimin dhe do të vazhdojmë punën deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit,” shprehet ai.

Ministria e Mbrojtjes falënderon çdo efektiv për sakrificat e tyre në këto ditë me temperatura tejet të larta. Një apel për të gjithë qytetarët: të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe të nxehtë, të shmangin çdo pakujdesi që mund të shkaktojë zjarr dhe të reagojnë menjëherë, duke kontaktuar strukturat zjarrfikëse për të parandaluar pasojat.

Kujdesi ndaj zjarreve është një përparësi e përbashkët, dhe bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet është thelbësor për të shmangur katastrofat dhe për të ruajtur natyrën dhe pronën tonë të përbashkët.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com