Juventus nuk dëshiron të nënshkruaj me Zlatan Ibrahimoviçin. Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se ata nuk janë të interesuar për sulmuesin e PSG’së, Zlatan Ibrahimoviç.
Suedezi në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë, me shumicën e skuadrave të mëdha të interesuara për shërbimet e tij.
“Ibrahimovic është lojtar i madh, por ne kemi filozofinë tonë dhe transferimet i bazojmë në të. Ne do të fokusohemi në lojtarë të rinj. Ibrahimovic kërkon shumë dhe asnjë skuadër italiane nuk mund ta përballojë atë”, tha Marotta për Mediaset Premium, citohet “Express”.