“Ata janë zhdukur. Madje nuk e di a kanë më premisa këtu”. Për vite me radhë, PASOK, Partia Social Demokrate ka dominuar politikën në Greqi, me një stabilitet votash prej 45%. Më pas erdhi kriza ekonomike.
Me këmbënguljen e institucioneve europiane, qeveria PASOK ra dakord për të privatizuar terminalin e konteinerëve në Pire. Punëtorët braktisën në masë partinë për ekstremin e majtë ose të djathtë. Duke e ulur votën Social Demokratike në 4% në vitin 2015. Gjurmët e këtij radikalizmi shihen në të gjitha muret e magazinës.
Kur shkencëtarët politikë shohin qendrën e majtë europiane flasin për procesin e “Pasokifikimit”.
Mbështetja për partitë Social Demokratike po falimenton në një mënyrë të shpejtë. Në fillim të këtij shekulli mund të shkonit nga Inverness në Skoci deri në Vilnius të Lituanisë, pa kaluar në një vend të qeverisur nga e djathta, e njëjta gjë do të ishte e vërtetë, nëse do ta bënit këtë udhëtim nëpër Skandinavi. Social Demokratët drejtojnë Komisionin Europian.
Por kohët e fundit, pjesa e tyre e votave në zgjedhjet vendore ka rënë me një të tretën, gjë që nuk ishte parë në 70 vjet. Në 5 shtete të Bashkimit Europian që mbajtën zgjedhjet kombëtare vitin e kaluar, Social Demokratët humbën pushtetin në Danimarkë, patën rezultatet më të këqija në Finlandë, Poloni dhe Spanjë si dhe Britani.
Në vende të tjera është e vërtetë, qendra e majtë është në pushtet: si një parti qeverisëse e urryer dhe ideologjikisht e paqartë sidomos në Holandë, kurse në Suedi, Portugali dhe Austri është në krye të koalicioneve.
Në Francë, Presidenti Francois Hollande mbase nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Matteo Renzi, Kryeministri dinamik i Italisë, është në formë të mirë, por partia e tij po humbet mbështetjen.
Por ku po shkojnë të gjithë këto vota? Partitë e tjera të majta alternative si (ato feministe dhe partitë e gjelbra), liberalët dhe qendra e djathtë kanë përfituar gjithashtu. E majta europiane është parë të humbë edhe më përpara. Fati i tyre ra ndjeshëm në fund të viteve 80’ dhe në fillim të viteve ’90.
Por e rimorën veten nën drejtimin e liderëve si Tony Blair dhe Gerhard Schroder, që sakrifikuan dashurinë e vjetër të partive të tyre për tregjet e punës dhe taksat e larta në favor të qendrës, shërbimet e mira publike që më pas pasuan me rritje ekonomike.