Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Dibër.
Mësohet se viktima është Fatjon Kaçi 26, vjeç, i cili ndodhej pasagjerë në makinën tip “Land Rover” me targa KR 4661 A.
Makina doli nga rruga në fshatin Lurë e Vjetër, në vendin e quajtur Fushë- Lurë, gjatë mesnatës së lënë pas.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se mjeti drejtohej nga Ndriçim Cuku 30 vjeç, i cili ka mbetur gjithashtu i plagosur lehtë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ndërsa uniformat blu po kryejnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.