Pep Guardiola mund të lerë drejtimin e Manchester City.
Kjo të paktën sipas mediave angleze, që kanë zbuluar se karriera e Guardiolas mund të vijojë me kombëtaren angleze.
Siç raporton gazeta britanike “Independent”, 53-vjeçari Pep Guardiola është një kandidat i nxehtë për postin e trajnerit të ri të Anglisë. Megjithatë, spanjolli ka ende kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe dëshiron ta përmbushë atë.
Plani i Federatës Angleze është që një trajner i përkohshëm të marrë drejtimin e ‘3 Luanëve’ për të kaluar kohën deri në verën e ardhshme. Kandidati kryesor aktualisht thuhet të jetë trajneri i U21, Lee Carsley. Më pas Guardiola mund të nisë si trajner i ri i “Tre Luanëve”.
Një gjë është e qartë, kapitulli i Manchester Cityt duket se do të përfundojë së shpejti për Guardiolën.
Kontrata e spanjollit skadon pas sezonit të ardhshëm. Në fund të majit, Daily Mail raportoi se ai do të largohej nga City me përfundimin e kontratës