Policia e Shtetit
Në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali, finalizohen 2 operacione policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
✅Në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim.
Pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë, u finalizuan 2 operacione policore, konkretisht:
-operacioni “Gain”, gjatë të cilit Policia e Italisë arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Edvaldo Nanushi, 37 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.