Një virgjëreshë 40-vjeçare u detyrua të nxjerrë një lajmërim në një poster gjigand, duke kërkuar një mashkull për seks.
Por policia në Tajlandë e hoqi lajmërimin.
Aktorja Aranya ‘Pui’ Pathumthong mori me qira një billboard gjigand në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, për të kërkuar një partner.
“Unë të dua ty,” thuhej në poster.
“40 vjeç dhe e virgjër. Po kërkoj për një mashkull. Ta bëj njëherë para se të vdes”, shtonte posteri.
Teksa policia e gjobiti pronarin e tabelës dhe thotë se do intervistojë aktoren, e cila në fakt sipas saj është 45 vjeç. Ajo është një aktore e dorës së dytë dhe thuhet se e ka seriozisht ftesën publike për seks.