TIRANE
Pjesë e planit për zhvillimin e Zonës së Lirë Ekonomike dhe shfrytëzimin e hapësirave të lëna në harresë shumë pranë Tiranës, është edhe ndërtimi i një varreze të re në zonën e Kasharit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se ka lindur nevoja për pasjen e hapësirave të reja për varreza, të cilët do të konceptohen sipas një modeli perëndimor.