Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka shfrytëzuar pyetjen e tij pas raportimit të kreut të SPAK Altin Dumanit në Kuvend vetëm për të mbrojtur Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie për afreën e privatizimit të ish-kompleksit sportit ‘Partizani’.
Shehu akuzoi Dumanin se është bërë pjesë e politikës me vendimin për Berishën, por kreu i SPAK tha se nuk ka asnjë lidhje me politikën.
Tritan Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer berishën në një të burgosur politik?
Altin Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Ju pretendohet dhe parashkruar në këtë seancë se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurimi. Referojuni vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por, vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuat akuza të rënda në drejtimin tim.
Unë nuk jam pjesë e politikës nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën gjithë karrierën time e kam ndërtuar jashtë politikës. Ka qenë një karrierë normale që kam kaluar të gjitha hallkat e sistemit. Jam përpjekur të bëj më të mirën time por jo qëllimisht asnjëherë. Që të jem i lidhur me politikën as që bëhet fjalë. Jam prokuror i republikës së Shqipërisë që përpiqem të përmbush detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese.
Nuk arrestohet asnjë njeri në botë pa qenë në flagrancë…Këtu të arrestojnë dhe të thonë se do gjejmë prova për të të dënuar me burg.As në kohën e diktaturës nuk të burgoste njeri pa prova ..Të dënonin në emër të ligjeve që kishte shteti i diktaturës së proletariatit,pra me prova ..”jo futu ti në burg ,se dua unë,dhe kur të gjej provat po të mbaj gjithë jetën në burg”…Ky është turp dhe shkelje të të drejtave të njeriut…Më seriozë dhe më profesionist në detyrë e vështirë që duhet kryer në mbrojtje të kushtetutës shqiptare .
Nuk arrestohet asnjë njeri në botë pa qenë në flagrancë…Këtu të arrestojnë dhe të thonë:futu në burg sa të gjej provat unë.As në kohën e diktaturës nuk të burgoste njeri pa prova ..Të dënonin në emër të ligjeve që kishte shteti i diktaturës së proletariatit,pra me prova …Ky është turp dhe shkelje të të drejtave të njeriut…Më seriozë dhe më profesionist në detyrë e vështirë që duhet kryer në mbrojtje të kushtetutës shqiptare .
Z Dumani,Mose u merre me kta plehra te ndyre,kta kane ndyre mbare vendin,me ne krye monstren e vicidolit.Kta jane te gjithe ti futesh,ne inceratorin e tiranes,po te punonte,jane njerz pa shtylle kurrizore.Eshte kohe e humbur te merresh me kta plehra,hajdute te neveriteshem.Duan te ruaje gjene qe u kane vjedhur shqiptarve,kta te gjithe kane hake izolimin ne 41 bis.