E ardhmja e Joshua Kimish te Bajerni është ende “abstrakte”, por në bazë të raportimeve, thuhet se së shpejti mund të ketë më shumë qartësi rreth të ardhmes. Kontrata e Kimish skadon në vitin 2025, kështu që bisedimet me trajnerin Vinsent Kompani janë në pritje.
Siç raporton “BILD”, Joshua do të ketë një bisedë të detajuar me Kompani pas pushimeve. Lojtari për këtë arsye do të dëshironte të rikthehej në mesfushë, megjithëse ka shumë konkurrencë në këtë pozicion pas nënshkrimit me Palhinja.
Me tej, Kimish shpreson që tekniku belg ta kuptojë vlerën e tij në mesfushë, pasi loja e ndërtuar pothuajse gjithmonë ka ardhur përmes këmbëve të lojtarit 29-vjeçar në vitet e fundit. Megjithatë, klubi thuhet se po supozon se lojtari me numër “6” do të vazhdojë të luajë si mbrojtës i djathtë nëse ai qëndron.
Mediumi në fjalë thekson se nëse gjermani largohet nga Mynihu, Real Madrid, Barcelona, Mançester Siti, Liverpul, Arsenal dhe Çelsi do të ishin destinacionet e mundshme për të. Tani i takon Kompanis ta bindë lojtarin të qëndrojë, duke treguar vlerësim dhe mundësisht në pozicionin e preferuar, mesfushor qendror, pranë Palhinjës.