Një 42-vjeçar nga Bilishti është gjetur në mes të rrugës në Tiranë i dhunuar. Kanë qenë kalimtarët ata të cilët e vunë re dhe njoftuan policinë.
42-vjeçari i identifikuar me iniciale R.K. u gjet i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet me shenja dhune.
Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r