Fredi Beleri paralajmëroi se vendimin e GJKKO që e dënoi atë me dy vite burg për blerje votash do ta anikmojë deri në Gjykatën e Strasburgut nëse nuk gjen zgjidhje nga drejtësia shqiptare.
Deklarata e tij u bë nga aeroporti i Rinasit, ku është nisur drejt Athinës më pas drejt Strasburgut ku do të bëjë edhe betimin si eurodeputet.
“Do ta ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën edhe në Strasburg”, tha eurodeputeti i zgjedhur nga qytetaret greke.
Beleri falënderoi drejtorinë e burgjeve që mori vendimin për ta liruar përkohësisht që ai të betohet se deputet i Parlamentit Evropian.
Vendimet e drejtësisë, ai i quan me dy standarde, ndërsa thekson se tashmë cdo gjë do ti kthehet normalitetit.
Deklarata para nisjes ne Greqi
Beleri: Po iki drejt Athinës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të PE në Strasburg. Nesër atje ka vendime të rëndësishme. Besoj se që këtej e tutje do ti kthehem normalitetit.
Pyetje: Ju nuk u lejuat të betoheshit në Shqipëri, por lejoheni të përfaqësoni greket, cfarë do të thotë kjo?
Beleri: Për mua ka pasur dy standarde nga ana e drejtësisë dhe vazhdojnë akoma.
Pyetje: Cfarë qëndrimi do të mbani për zgjedhjet në Himarë
Beleri: Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht himariotet do ti japin akoma një përgjigje. Dëshira e tyre do respektohet dhe rezultati do pasqyrohet.
/a.r