Ish-presidenti Donald Trump u rrëzua në tokë të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvabi, pasi u qëllua me armë.
Shumë presidentë dhe ish-presidentë dhe kandidatë për president janë sulmuar në historinë e SHBA-së, sipas një raporti të CNN.
Presidenti Theodore Roosevelt: Ashtu si Trump, ai po përpiqej të kthente punën e tij të vjetër gjatë fushatës së vitit 1912. Ai u qëllua gjatë rrugës për një fjalim në Milwaukee.
Presidenti Franklin D. Roosevelt: Ai ishte president i zgjedhur kur një vrasës qëlloi mbi të në Miami në 1933. Sulmuesi, Guiseppe Zangara, nuk vrau dot Roosevelt por vrau kryebashkiakun e Çikagos Anton Cermak.
Presidenti Harry Truman: Ai mori presidencën pasi Roosevelt vdiq dhe u qëllua përballë Shtëpisë së Bardhë nga nacionalistët portorikanë në 1950.
Guvernatori i Alabamës, George Ëallace: Segregacionisti kandidoi për herë të tretë për president në vitin 1972 dhe u qëllua pas një ngjarjeje fushate jashtë Uashingtonit, DC. Të shtënat e lanë të paralizuar nga beli e poshtë.
Presidenti Gerald Ford: Ai u përball me dy tentativa për vrasje me radhë në vitin 1975.
Presidenti Ronald Reagan: Ai u qëllua në vitin 1981 jashtë Hilton në Uashington, DC, pasi mbajti një fjalim. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, u plagos më rëndë se Reagan dhe më vonë u bë një aktivist për kontrollin e armëve.
Presidenti Barack Obama: Një burrë nga Idaho u akuzua për tentativën e vrasjes së Obamës kur ai qëlloi me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011.
Katër presidentë – Abraham Lincoln, James A. Garfield, William McKinley dhe John F. Kennedy – janë vrarë.
/a.r