Ju Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ka reaguar pa atentatit ndaj Donald Trump që e la atë të plagosur. Obama dënon sulmin, teksa shkruan se nuk ka vend për dhunë në demokracinë amerikane.
Teksa i uron shërim të shpejtë ish-presidentit Trump, Obama shton se ky moment duhet të shërbejë për t’u rikompozuar ndaj civilitetit dhe respektit në politikën amerikane.
“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-Presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht, dhe ta përdorim këtë moment për t’u rikompozuar ndaj civilitetit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe po i urojmë shërim të shpejtë“, shkruan Obama.
/a.r