Rënia e çmimeve, por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në instalimin e paneleve diellore që shërbejnë për ngrohjen e ujit apo prodhimin e energjisë elektrike.
Rezultatet e Censit, publikuar në fund të muajit qershor, treguan se janë 11.4 për qind e familjeve zotërojnë panele diellore ose rreth 86 mijë familje, nga 2.7 për qind që ishin në vitin 2011.
Sipas ekspertëve nga përdorimi i këtyre paneleve, reduktimi i faturave të konsumut të energjisë elektrike shkon deri në 40 për qind.
Ekspertët i konsiderojnë me rëndësi programet subvencionuese të ndërmarra në dy vitet e fundit, për panelet diellore për ngohjen e ujit. Ata thonë se do të ishte me rëndësi që e njejta politikë të ndërmerrej edhe për panelet fotovoltaike, të cilat kanë një kosto edhe më të lartë.
/ rtsh.al /