Militantët e mbetur nga protesta e Berishës dhe Metës u mblodhën në fund tek selia e PD.
Aty fjalën për mediat e mbajti Falmur Noka i cili deklaroi se ishte protesta më e madhe në 30 vite pluralizëm.
Sipas tij, kjo shënoi edhe fitoren e popullit ndaj narkoshtetit.
I pyetur për qëllimin, Flamur Noka tha se duhet të lirohet patjetër Sali Berisha dhe t’i jepet pushteti në tavolinë përmes qeverisë teknike.
Noka u shpreh edhe për protestën e ardhshme: “Të premten në 11:00 te Bashkia” – tha ai.
/a.r