“Është koha për të kuptuar se i vetmi shans i demokratëve për të mundur Ramën, është bashkimi në PD. Opozita nuk ka shans tjetër për të mundur Ramën”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili ju bashkua Berishës pas marrjes së vulës. Në një deklaratë për A2 CNN ai tha se të gjithë duhet të reflektojnë për të mos refuzuar dhe braktisur PD-në.
“Nuk kam bërë asnjë hap. Kam vendosur të qëndroj në PD ku kam qenë e besuar gjithmonë. Çfarë përcaktoi gjykata më 11 qershor drejtuesin e PD, zgjidhi një konflikt brenda PD. Kam thënë që jam deputet e i PD dhe do të mbetem deri në orën e fundit të mandatit tim. Pavarësisht gjithë situatave që kaluam është koha për të kuptuar se i vetmi shans i demokratëve është bashkimi në PD. Opozita nuk ka shans tjetër për të mundur Ramën. Është koha për të reflektuar të gjithë edhe kur mendojmë kundër, kjo nuk duhet të jetë përjashtuese për të refuzuar dhe braktisur PD. Nuk kam braktisur askënd por braktis këdo që më kërkon të braktis PD”.
Ai tha se të gjithë qytetarët e mbledhur sot në shesh kanë nga një arsye për të protestuar, por lirimi i Sali Berishës, theksoi Çollaku, është çështje e drejtësisë. Sipas tij kushdo që mendon se Rama duhet të largohet, duhet të jetë në protestë.
“Këtu ka mijëra njerëz dhe secili nga këta kanë nga një motiv dikush kërkon lirimin e Berishës dikush ilaçe tek onkologjiku, dikush të mos i largohen fëmijët nga shtëpia. Ajo që i bën bashkë të gjithë është fakti e bindja se Rama duhet të largohet, është qeveria më e korruptuar në 30 vite pluralizëm në Shqipëri. Çdokush që mendon se Rama duhet të largohet duhet të jetë në këtë shesh. Zoti Berisha është kryetar i PD dhe lider i partisë më të madhe opozitare. Nuk është situatë normale kur është i arrestuar apo izoluar, por bindja ime është që në liri apo jo, nuk e provon protesta, por një sistem ligjor. Beteja ligjore do ta bëjë të mundur lirimin e zotit Berisha. Protesta apo kërkesa për lirim është politike, por ajo nuk ndodh me protestë, por me procese të drejta ligjore dhe Berisha nuk është i shmangur procesit”.
Ai ftoi këdo që të bashkohet kundër Ramës.
/a.r
Shikojeni me vemendje dinjitetin e te quajturve deputet,si ato prositutat e rrugve.collaku e tjerte si ky legen mendojne se shqiptaret jane budadhenje,kushe ju voton ju me,o ndytsirat e shekullit.qi… ne bythe me plakun 80 vjecare,qe eshte monstra e vicidolit.