Do të jetë francezi, François Letexier, arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e madhe të 14 Korrikut në Berlin, për Euro 2024. Ishte vetë UEFA, që komunikoi kështu zgjedhjen e arbitrit të finales.
Letexier është 35 vjeçar dhe është arbitër I Fifa-s, që nga vitit 2017.
Ai ka gjykuar gjithsesj 65 ndeshje zyrtare në karrierën e tij. Ai do të jetë i ndihmuar nga asistentët Cyril Mugnier e Mehdi Rahmouni, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë polaku Szymon Marciniak.