Historia e rëndë në Fier, ku Xhuliano Miho vrau bashkëjetuesin e bashkëshortes Xhimi Bakaj vijon të bëjë bujë.
Teksa nëna e autorit të vrasjes kujdeset që t’ia hedhë fajin vajzës, në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo u përball edhe me ish nusen e saj.
Teksa nëna e autorit shprehet se ishin përpjekur që ta qetësonin situatën, por autori dhe viktima shpesh herë janë përplasur, edhe policia nuk ka marrë masat e duhura.
Ndërkohë që 27-vjeçarja, shprehet se për çdo gjë që thuhet ajo ka fakte dhe regjistrime kundër autorit, sepse ky i fundit i ka shantazhuar, kërcënuar dhe paralajmëruar për ngjarjen.
Pjesë nga intervista:
Nëna e autorit të ngjarjes, Xhuljano Miho: Xhimin e mori në qafë ajo vajzë, jo djali im. Ajo i përdori të dy djemtë, unë i them ngushëllime familjes dhe i kërkoj falje, por fajin e kishte nusja jo djali im e viktima.
27-vjeçarja: Unë dua të them që çdo gjë e kam me regjistrim, zonja po të ishte aq nënë e mirë u fliste tamam si djem por ajo ka folur pisët, ajo ka folur me Xhimin
Nëna e autorit: I ndjeri shnate në telefon, ndërsa unë kam thënë një fjalë banale për nusen, i thash mos u merr me atë. Ai shkruante sms e shante, ne kërkuam ndihmë të takojmë familjarët e tij por ata nuk erdhën.
27-vjeçarja: Unë i kam kërkuar ndihmë, ajo më tha kokat të hanë, mua nuk më intereson fare
Nëna e autorit: Mashtruse
27-vjeçarja: Po po unë e kam telefonuar dhe i kam thënë të më ndihmonte, unë dua që psikologia ti marrë në pyetje, sepse unë nuk e lë këtë ngjarje, e vërteta do të dalë dhe ai duhet të kalbet në burg.
Nëna e autorit: Ai nuk e donte më nusen, ai donte fëmijët, por për sharjet e kërcënimet ai ka qenë me nerva, unë nuk doja që Xhimi të futej në burg as djali im.