Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video mes të cilës iu kërkon të rinjve që të aplikojnë për të bërë praktikën e punës në administratën publike.
Sipas kreut të qeverisë, janë hapur aplikimet për 1200 pozicione të reja praktike pune për të rinj të moshës 21-26 vjeç.
“Me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.