Anticikloni afrikan tashmë i fuqizuar do të mbajë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Enjte 11 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 19/38°C
– Zonat e ulëta 20/41°C
– Zonat bregdetare 22/39°C
Kosova për dt. 11 Korrik 2024 do të ketë kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –22°C në mëngjes deri në 35°C –39°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 12 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/37°C
– Zonat e ulëta 21/40°C
– Zonat bregdetare 24/39°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari