Ilir Meta ka dalë sot dhe ka folur me vete. Më saktë një zë i lexoi disa pyetje të parapërgatitura dhe ai iu përgjigj.
Meta , raporton javanews, tha se ndodhet në një betejë për jetë a vdekje me krimi dhe disa sekte te ndryshme. Ai deklaroi se është i vetmi që do ta shpëtojë Shqipërinë nga shpopullimi.
“Edi Rama është skllav i axhendave shkatërruese për ekonominë. Unë jam përballë sekteve që duan shpërbërjen e kombit” – tha kreu i Partisë së Lirisë (lexo LSI).
Duke u ndalur te zgjedhjet në Himarë, Meta mbrojti ish-kandidatin grek Fredi Beleri. Ai tha se për zgjedhjet e 4 gushtit në këtë bashki do të merret vesh me Sali Berishën.
Meta nuk harroi as të sulmonte SPAK, shkruan javanews. Ai tha se është e dukshme kapja e Prokurorisë së Posaçme përderisa nuk po arrestohet Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Kreu i PL i bëri thirrje popullit t’i bashkohet nesër në protestën e opozitës, pasi sipas tij e gjitha bëhet për qytetarët. Ndërkohë, tre ore më parë Belind Këlliçi zbuloi se protesta bëhet vetëm për lirimin e Sali Berishës dhe për krijimin e një qeverie teknike.
javanews/a.r