Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashme, Edith Harxhi e ftuar në Euronews Albania tha se qëllimi i vetëm i protestës së 11 korrikut është rrëzimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Ajo shpjegoi se megjithëse në protestë do të ketë fjalime, zhvillimi do të varet tek protestuesit. Harxhi shtoi se vendndodhja e protestës do të jetë përpara kryeministrisë.
“Qëllimi është vetëm rrëzimi i qeverisë, është vetëm rrëzimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kur e organizon opozita, natyrisht merr përsipër gjithçka që mund të ndodhi dhe kuptohet që në një protesta të këtij lloji qytetarët do të jenë të lirë, do të ketë fjalime, do të jetë dhe fjalimi i zotit Berisha në të njëjtën kohë dhe do të shohim sa do të vazhdojë më tej varet nga qytetaret, ne jemi aty për të garantuar rregullin dhe sigurinë e protestuesve. Protesta do të jetë përpara kryeministrisë”, tha ajo.
Ase deri ne banjo nuke shkojne me shqiptaret,per ju hajdutet,mashtruesit e vrasesit e monster se vicidolit.Ju jeni te urryerit e popullit shqiptare.
Ase deri ne banjo nuke shkojne me shqiptaret,per ju hajdutet,mashtruesit e vrasesit e monster se vicidolit.Ju jeni te urryerit e popullit shqiptare.