Kanë kaluar 7 vjet nga vrasja e deputeti Fatmir Xhindi por ende nuk ka një autor për vrasjen e tij.
Ish-deputeti socialist u vra në rrethana të panjohura dhe vrasësi ende nuk është gjetur.
Djali i tij, Amarildo Xhindi, ka kujtuar të atin me rastin e ditëlindjes.
“Na kanë mbetur shumë pak miq”, është mesazhi i tij.
Ja çfarë shkruan ai në FB:
U bë ca kohë që na mungon fizikisht, mos ki merak, nga mendja e zemra vështirë të shkëputesh. Jam menduar shpesh për gjerat qe kemi fol, e jam përpjekur të përshtas fjalët e tua me kohen.
E pamundur babo! E pamundur për vetë faktin që nuk je këtu me mua t’më bësh të kuptoj ndryshimin, po kam një siguri ne vetvete, që edhe ti do e kishe të vështirë t’i përshtasje fjalët e tua kohës së sotme. E dhimbshme babo! Na ke lënë një emër të madh pas, shume nga ata qe te kane njohur, na mbështesin, pjesa tjetër qe ka dëgjuar për ty, gëzojnë respekt.
Faleminderit babo! Miqtë e tu, ata të vërtetët, që dallohen, kanë ngel ca, vazhdojnë na përkrahin kur i takojmë, por ndihen të pafuqishëm për të ndihmuar për të vërtetën e madhe, se kohëra të vështira sot. Fali babo! Po mos ki merak, do jetë ca e vështirë, por jo e pamundur.
Na ke ne babo! Sot ke ditën e lindjes, 1 prill 1960, dite e shenjte për ne, djemtë e tu, mamin, nenën e gjithë të tjerët. E shenjtë për ne, e gënjeshtërt për të tjerët babo! Kam shumë për të thënë sot, por vështirë të besojë kush. 1 Prilli babo! Kartonin e kuq e me buzëqeshje në buzë… I rrallë mes të shumtëve babo!