Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet përsëritja e ndeshjes çerekfinale të Europianit midis vendasve të Gjermanisë dhe Spanjës.
“Furia e Kuqe” fitoi me golin e Mikel Merinos, shënuar në minutën e 119 të sfidës, por për gjermanët rezultati i ndeshjes u ndikua nga vendimi i arbitrit anglez Anthony Taylor, kur Mark Cucurella preku me dorë topin brenda zonës.
Tifozët e pakënaqur gjermanë tashmë kërkojnë riluajtjen e ndeshjes sepse besojnë se është bërë padrejtësi ndaj kombëtares së tyre.
Penalltia e pa akorduar në minutën e 106-të kur Cucurella bllokoi me dorë goditjen e Jamal Musiala në zonën e tij të penalltisë duket se do të ngelë gjatë në memorien e gjermanëve.
/a.r
Të përsëritet ndeshja kjo ishte një padrejtësi e madhe.Albitrit të ndeshjes ti i qetë e drejta e albitrimit.Duhet t’a kishte kontrolluar vetë atë rast.