Një ditë më parë nga Devolli deri në Pogradec janë regjistruar 6 aksidente me 11 të plagosur
Në këto aksidente ka mbetur i plagosur një punojës i qarkullimit rrugor, ndërsa aksidenti më i rëndë ka qënë ai i fshatit Progër ku një 18 vjeçar drejtues mjeti duke udhëtuar në rrugë dytësore të këtij fshati ka sjellë aksident duke plagosur 4 pasagjerët dhe veten e tij.
Në orët e vona të darkës një tjetër aksident me dy të plagosur në fshatin Belorta ndërkohë që paraditen e së djelës dy aksidente me dy të plagosur në Pogradec dhe një tjetër në kthesën e Fshatit Çaushli.
Ekspertët e qarkullimit rrugor thanë se në të gjitha rastet shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor ndërkohë që aksidenti i Progrit përpos shpejtësisë së lartë ka ardhur edhe për mungesë të sinjalistikes dhe ndriçimit rrugor.
Aksi Kapshticë – Pogradec është një nga akset problematike të qarkullimit në juglindje të vendit, për dendësine e mjeteve që përdorin këtë rrugë nacionale e mbi të gjitha për kryqëzimet e rrezikshme dhe degëzimet e shumta.
Në këtë aks janë 6 kryqëzime që e për policinë konsiderohen njolla të zeza, por ajo që e bën rrugën nacionale të rrezikshme janë më shumë se 400 degëzime.
Dita e djeshme ka shënuar bilancin më të frikshëm të aksidenteve me 11 të plagosur.
/a.r