Një shqiptar ka raportuar dje se derisa ishte duke gërmuar në pronën e tij në Lagjen Dardania në Pejë , të cilën e kishte blerë nga një serb, ka gjetur disa armë dhe municion.
Policia ka njoftuar në raportin për media se njësitet policore kanë gjetur në vendin e ngjarjes dy pushkë gjysmë automatike, dy pushkë M-48 dhe municion.
Municioni dhe armët e gjetura, pasi janë gjetur nga Policia, janë konfiskuar.