Policia e Fierit ka bërë publike momentin e arrestimit të Xhuliano Mihos, 39-vjeçarin i cili vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij, Xhimi Bakajn 23 vjeç.
Policia njoftoi ditën e sotme se po ashtu ka siguruar edhe thikën që përdori autori për të vrarë të riun. Mjeti prerës u gjet në vendin e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes, në Fier, pasi Miho dhe Bakaj janë gjetur rastësisht në rrugë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur pasi Bakaj kishte nisur të bashkëjetonte me ish-gruan e Mihos. Këta të fundit ishin të ndarë prej 9 muajsh.