Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ende e freskët pas daljes nga “Ferma VIP” ka bërë një rrëfim të ndjerë në “ZëmeMirën” Podcast.
Ajo tregon sesi ka reaguar kur partnerja e Alban Hoxhës u nda nga jeta pas lindjes së djalit. Histori të tilla bëhen automatikisht publike për shkak të sensitivitetit dhe pasqyrohen në media. Edhe Çiljeta e lexoi diku lajmin në atë kohë. Nuk njihte asnjërin prej tyre, por e mban mend mirë ndjesinë që pati.
“Kur ka ndodhur historia e Albanit, mbaj mend që kam lexuar gazetat dhe nuk e njihja fare Albanin. Nuk e kisha haberin kush ishte, se nuk marr vesh fare nga sporti. Isha tek parukeria e mamit. Kam ndjerë një dhimbje shpirtërore. Kam marrë një cigare në dorë dhe kam thënë: Po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajze. Është për t’u habitur se si pas një viti e gjysëm Zoti na takoi krejt rastësisht. Është një gjë që ke shprehur nga dhimbja e shpirtit dhe Zoti e ka dëgjuar e na ka bashkuar.”, tregoi Çiljeta.