Fredi Beleri ka marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shqyrtimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës.
Avokatja e Belerit, Klodiana Gyzari në fjalën e saj, deklaroi se KQZ nuk ka kompetencat për shqyrtimin e mandatit të Belerit në këtë fazë, pasi sipas saj, mund të kryejë vetëm verifikimin e të dhënave të dekriminalizimit.
Sipas avokates, KQZ ka tejkaluar kompetenca që parashikon ligji.
“KQZ nuk e ka kompetencën për shqyrtimin , për të marrë këtë iniciativë për arsye se nuk ja ka parashikuar as Kodi Zgjedhor as neni 138, të drejtën që të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve në fazën që janë tani kur Fredi Beleri e ka marrë mandatin nga KQZ.
në këtë fazë që është procesi nga ana e KQZ s’mund të merren iniciativa të tilla.
KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm në të dhënat e dekriminalizimit.
Asnjë e dhënë jashtë këtij formulari s’mund të merret në shqyrtim nga KQZ. Procedura është e pavlefshme.
KQZ ka tejkaluar kompetencat që parashikon ligji”, tha ajo.
Dekalarata e saj është hedhur poshtë nga përgfaqësuesi i PS-së Ervin Salianji,i cili u shpreh se është rasti kur palët nuk duhet të diskutojnë procedurën.
Në mbledhjen e djeshme, pas kërkesës së avokates së tij, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi vendosi të shtynte për sot mbledhjen me qëllim që Beleri ose të mund të merrte pjesë fizikisht, ose përmes platformave online.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, për shit-blerje votash dhe në krye të Bashkisë së Himarës u vendos Jorgo Goro, i cili pas 10 muajsh në krye të institucionit u arrestua pasi u akuzua se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitonte më pas statusin e investitorit strategjik. Kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës aktualisht është Arqile Bollano.
/a.r