Mbi 100 Karabinierë u përfshinë në një operacion për ekzekutimin e 14 masave sigurie, 9 prej të cilave në burg. Nga të arrestuarit, 9 janë shqiptarë, 3 italianë e 2 rumunë. Grupi merrej me shitjen me shumicë të lëndës narkotike të sjellë nga Shqipëria. Organizate kriminale drejtohej nga një shtetas shqiptar 40-vjeçar, i cili lëvizte kilogramë kokaine në qytet për t’u dërguar në zonën e Bolonjës.
Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Centro të Bolonjës, të udhëhequr nga toger Guido Rosati, i prenë kokën sistemit. Në dy vite hetime, ata rindërtuan mekanizmat dhe hierarkitë brenda grupit që merrej me shitjen me shumicë të substancës, të sjellë nga Shqipëria.
Në dy vite, nga sa kanë mundur të rindërtojnë oficerët, në Bolonjë u zhvendosën 70 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh. Një shumë e “rikthyer” me sekuestrimin parandalues të 4 banesave të përdorura nga grupi. Hetimi i koordinuar nga DDA e Prokurorisë me prokurorin Roberto Ceroni lejoi edhe demaskimin e një rrjeti prostitucioni, të drejtuar gjithmonë nga anëtarë të bandës.
Hetimet filluan tre vjet më parë nga Karabinierët e Kompanisë Bologna Centro kundër individëve që operonin në Bolonjë dhe pothuajse të gjithë pa precedentë penalë. Gjatë operacionit që nisi mbrëmë, u kryen edhe masa të vërteta pasurore, konkretisht aplikimi i urdhrave parandalues të sekuestrimit për shtatë makina, katër prona dhe 11 marrëdhënie financiare me një vlerë totale rreth 2 milionë euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës. Sipas mediave italiane, kokaina dyshohet se prodhohet në zona të thella në jug të Shqipërisë, por për këtë po vijojnë hetimet për të zbuluar kanalet e furnizimit. Droga ruhej në garazhe në periferi të Bolonjës, transportohej në makina me dy funde, ndërsa paratë e marra në Bolonja dërgoheshin me autobus në Pulia, ngarkoheshin në tragete për në Shqipëri dhe ktheheshin në Itali, pastroheshin, si pagesa nga familjet.