Nga Endri Kajsiu/
Gazment Bardhi ka një komunikim publik unik. Ai vërtitet vetëm përreth 7 fjalëve, si krim, korrupsion vrasje dhe disa të tjera që i shton sipas humorit.
Eshtë një listë e gjatë personazhesh publike që janë vënë në shënjestër nga sulmet verbale dhe gjuha prej prokurori e Gaz Bardhit, i cli zakonisht furtunën e akuzave e shoqëron me përpjekjet e pandalura për t’i dhënë më shumë trashësi zërit kur i lëshon këto akuza.
Sot sulmoi Erion Braçen, dhe e akuzoi në mënyrë absurde për vdekjen e një qytetari pak ditë më parë në dyert e SPAK-ut. Pak ditë më parë sulmoi po në mënyrë absurde zëvendëskryeministren.
Të gjitha këto, akuza të lëshuara me të njëjtën shpërfillje ndaj të vërtetës dhe realitetit, sa edhe deklarata e gënjeshtërt që bëri, kur tha se kishte bërë padi ndaj vëllait të kryeministrit, gjë e cila rezultoi thjesht dhe vetëm gënjeshtra e radhëz.
Por më shumë se akuza të bazuara në realitet, apo edhe retorikë e luftës politike, shpërthimet e Gazit B janë ato të një njeriu që prej vitesh nuk ka reshtur së lëpiri dhe pështyri këdo, vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen e kamerave dhe për t’u shndërruar sadopak në personazh, për të cilin të flitet sadopak.
Gazi Bardhi ishte njeriu më i afërt i Lulzim Bashës. Kur ende nuk i ishte thyer zemra dhe prishur marrëdhënia me ish kryetarin e Partisë Demokratike, shënjestra e topave me retorikë mllefi të zotit Gazi B ishte… Shkëlzën Berisha. Në një prej shpërthimeve që atëherë ishin të pakta, por sot i janë bërë të zakonshme, Gazi B e akuzoi Zenin me akuza nga më të rëndat, ndërsa babanë e tij, Sali Berishën, për të cilin sot përbetohet dhe nuk mungon në pelegrinazhet poshtë papafingos në rrugicën e revolucionit, e quajtu vrasës. I kujtoi vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec.
Gazi B… sot është bashkëluftëtar i një tjetër personazhi në seancat parlamentare, Flamur Nokës. Po ndërkohë, është fakt i gjithëditur që SPAK është duke e hetuar Flamur Nokën, bazuar në akuzat që vetë Gazi B i ka bërë për korrupsion dhe fshehje pasurie, akuza që i lëshoi në kohën kur atij vetë nuk i kishte shteruar dashuria politike me ish idhullin e tij, Lulzim Bashën.
“Dashuria” e cila, kur mori fund, u shpërfaq në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, me skena në Kuvend ku hidhësia mes dy ish partnerëve politikë shpërfaqej me të gjithë shëmtinë e saj.
Pasi ka ndërruar disa herë reshtim brenda formacionit politik, ku herë e mbajti e herë e lëshoi vulën, Gazi B… ka vendosur të mos shpërngulet më prej prehërit të Sali Berishës. Dhe prej aty, njësoj si padroni i tij më i fundit nga maja e papafingos, ka vendosur të lëshojë shigjetat e një gjuhe të helmatisur politike, të mbushur me shprehje prokurorësh. Të cilat, pak kush apo askush, edhe brenda formacionit politik të rrugicës së revolucionit nuk ia beson. Sepse vara-vingot e Gazit B… kanë qenë të shpeshta, kanë qenë të shpeshta, dhe për shkak të sjelljes unike, janë vështirë të harrueshme.
O Kajsio, kjo puna e Gazi B….., është punë bythëqirësh, është punë Bythe, prandaj nuk do dëgjuar dhe as nuk duhet të lodhet mëndja, sepse nga Bytha dihet se ç’del.
Gaz Bardhi eshte prototipi i kualitetit politik shqiptar. Kur nuk ke moral cfar pret. Chuvanin kush e vrau ne Elbasan? Po Spaku pse toleron organixatorin e paramilitareve te PD?