Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në homazhet për shkrimtarin e madh Ismail Kadare.
Ai shpjegoi se pas arkëmortit të Kadaresë kishte mbetur imazhi i Nënë Terezës për shkak të një shfaqeje që do të mbahej në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe tha se ai do të ndihej i mbrojtur.
Më tej ai tregoi se Helena Kadare i kishte kërkuar veç atij të mbante fjalë në homazhe dhe tha se ky ishte një nder i posaçëm dhe barrë e rëndë përgjegjësie.
“Kur edhe Helena do më sillte fjalë se donte veç fjalën time, duke i qëndruar besnike Isit të saj, i cili kishte një alergji të rënde nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshëm, të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra, por edhe si dikush që ismail e lidh te kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Ky nder kaq i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësia, mu pranë arkëmortit të njeriut që ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur. Ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës, mu bë një siklet i ububushëm. Po aq i rrallë sa dalje në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit, me tubimet nderimet, fjalimet. Në fakt sa e mora vesh që vdiq, dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes ceremoniale, më është bërë si një pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga vetë presidenti i Francës”, shtoi ai.
/a.r