Opozita ka thirrur një protestë kombëtare mbrëmjen e 11 korrikut, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi i ftuar në “7pa5” në Vizion Plus ka treguar se cilat janë dy kërkesat kryesore të opozitës.
Sipas tij gjatë protestës do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit 2023 si dhe krijimi i një qeverie teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Luçiano Boçi: Ajo që kërkojmë është që liderit të PD-së, Sali Berisha t’i jepet liri, pasi ndaj tij ka hetim politik. Jo vetëm zoti Berisha është goditur politikisht por gjithë zinxhiri opozitar. Asgjë nuk është e rastit, është një përdorim politik i SPAK nga mazhoranca. Kërkesa tjetër, është krijimi i qeverisë teknike. Për krijimin e saj ka dy mënyra, është trysnia që ushtron qytetari, opozita, PD me qëllim që kjo qeverisje të tërhiqet dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike. Rruga tjetër është krijimi i qeverisë teknike tre muaj para zgjedhjeve.
Përderisa Berisha është në një hetim të tejzgjatur dhe pa fakte…sepse ka kaluar kaq kohë dhe do kishin dalë fakte, dokumente. Nuk ka akuzë. Ajo që kërkojmë ne është vënie e drejtësisë. Kërkojmë urgjentisht drejtësi, në këtë rast të lidhur me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Kjo nuk është betejë për interest e Sali Berishës.
Opozita është elementi kyç për funksionimin e një sistemi demokratik sepse krijon balancën. Por mjerimi ynë demokratik ka arritur deri këtu sa në prag zgjedhjesh flasim për mbijetesë. Po, opozita ka mbijetuar ndaj përpjekjeve për eliminim. Vula është një kthim i së drejtës te PD.
/a.r
Lepuri i birishës kërkon të jetë dheputet i neserm