Një fermer grek u tërbua nga inati që refugjatët sirianë kishin ngritur çadrat në tokën e tij. Mori traktorin dhe nisi të plugonte tokën duke kaluar përmes kampit me çadra.
Ngjarja ka ndodhur në Idomeni, ku Lazaros Oulis nuk e kapërdiu dot “zaptimin” e tokës nga sirianët.
Policia erdhi dhe e ndaloi, pasi aty pranë kishte shumë fëmijë të vegjël, të cilëve u rrezikohej jeta nga traktori dhe plugu.