Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është në qendër të merkatos prej shumë kohësh. Chelsea kërkon ta shesë shqiptarin, ndërsa shpreson të arkëtojë 25 milionë paund nga shitja e tij.
Interes nuk ka patur vetëm nga Milani, por edhe nga klubet anglezë të Premier League.
Everton është gati të paguajë shifrën që londinezët kërkojnë për yllin kuqezi. Ky transferim për Brojën mund të përkthehet një tjetër mundësi në Premier League për të treguar veten.